02/06/2025 FBK

Vazhdojnë aktivitetet sportive me fëmijët

Të hënën në Institucionin Parashkollor “Lulevera” në Prishtinë është mbajtur një aktivitet sportiv me fëmijët e këtij institucioni.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Sport në Shkolla”, me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Sport në Shkolla” zbatohet në partneritet mes Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës me Federatën e Basketbollit, Hendbollit, Volejbollit, Shahut dhe Atletikës.

Eventi është organizuar me basketboll dhe shah, duke ju treguar për rëndësinë që ka sporti në jetën e përditshme.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë basketbollistja e Kosovës, Malvina Haziri, trajnerët Era Shatri dhe Egzon Uka, si dhe Zyrtarja e Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Sumeja Osmani.

Për më shumë se një orë janë mbajtur stërvitje dhe lojëra argëtuese me fëmijët.

Ata ishin shumë të kënaqur që kishin mundësi të luajnë basketboll dhe shah.

Dhjetëra fëmijë morën pjesë në këtë ngjarje, që ishte vazhdimësi e aktiviteteve, pasi ditë më parë është organizuar edhe në Mitrovicë.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: