Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Edita Medunjanin do të jetë pjesë e FIBA Open 2025, ngjarjes tradicionale që organizohet çdo vit në selinë e FIBA-s në Mies, Zvicër më 14 dhe 15 qershor.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë event prestigjioz vjen nga FIBA Foundation, si vlerësim për kontributin e Editës si Youth Leader dhe koordinatore e programit “Basketball For Good”.
Gjatë FIBA Open 2025, Edita do të angazhohet në mënyrë aktive në mbështetjen dhe organizimin e aktiviteteve, duke kontribuar me përvojën e saj në realizimin e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare.