24/06/2025 FBK

Artina Hasani dhe Fisnik Juniku në sesion e radhës të FIBA Time 3.0 në Greqi



Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani dhe Fisnik Juniku po marrin pjesë në sesionin e radhës e FIBA Time Out 3.0 në Athinë të Greqisë.
Ky event shumë i rëndësishëm do të mbahet nga 23 deri më 26 qershor.


Në Athinë të Greqisë do të ligjërojnë ekspertë nga FIBA, si Geoff Ëilson, Delegatja Teknike e FIBA-s, Patricia Gulak-Lipka, Monika Puchner, Alistair Bowden, Isabella Dell Fiori, Povilas Baranauskas dhe Mark Bogaert.  


Hasani dhe Juniku do të përfaqësojnë Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë sesion.


TIME-OUT është një program që ofrohet nga FIBA në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Ky program synon të ofrojë kualifikime akademike për ish-lojtarët elitarë dhe përqendrohet në karrierën e dyfishtë të lojtarëve të basketbollit.


Ky program është unik, duke u fokusuar në specifikat e basketbollit gjatë gjithë procesit akademik, përfshirë dhjetë module të fokusuara në parimet bazë të drejtimit të një organizate basketbolli. Ligjëratat, seminarët dhe punëtoritë do të mbahen në ngjarje sportive, në mjedisin akademik ose në zyrat e FIBA-s.


Modulet e TIME-OUT 3.0 përfshijnë:
Struktura e basketbollit në nivel global
Qeverisja e Mirë dhe Integriteti në Sport
Administrimi dhe çështjet operacionale
Planifikim strategjik
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i Garave dhe Ngjarjeve Sportive
Programet dhe Projektet Zhvillimore
Basketbolli 3x3
Marketingu
Komunikimi


Më herët, në këtë program kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: