28/06/2025 FBK

FIBA i beson FBK-së organizimin e FIBA Europe Qualifiers Cup 3x3 edhe për dy vitet e ardhshme

 

Me kënaqësi ju njoftojmë se Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të vazhdojë organizimin e FIBA Europe Qualifiers Cup 3x3 për vitin 2026 dhe 2027

Ky vendim vjen si rezultat i suksesit të jashtëzakonshëm në organizimin e turneut gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke e vendosur Kosovën në hartën e ngjarjeve madhore ndërkombëtare të basketbollit 3x3.

Profesionializmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare e kanë bërë FBK-në një partner të besueshëm për FIBA-n, dhe një shembull i shkëlqyer se si organizohen eventet sportive në nivel të lartë.

Ky është një lajm që përforcon pozitën e Kosovës si qendër e rëndësishme e basketbollit 3x3. 

Organizimet e deritanishme kanë treguar për mikpritjen, energjinë dhe pasionin që vetëm publiku kosovar di ta ofrojë në ngjarje të këtij niveli.

Federata e Basketbollit e Kosovës çdo vit organizon ngjarje ndërkombëtare me pjesëmarrje të shumë shteteve në vendin tonë, duke marrë lëvdata nga FIBA.

Kujtojmë se FBK ka organizuar me sukses në qendër të Prishtinë në dy vitet e fundit, FIBA Europe Qualifiers Cup 3x3 te meshkujt dhe femrat, ku ne edicionin e fundit morën pjesë 11 shtete.  

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: