Kosova mundet nga Malta në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 73:48 (25:12, 18:12, 14:14, 16:10).
Ndeshja filloi më mirë për Maltën, që e fitoi çerekun e parë me rezultat 25:12 dhe periodën e dytë 18:12.
Në periudhën e tretë, Kosova u rikthye dhe e mbylli çerekun e tretë të barabartë 14:14. Megjithatë, në pjesën e fundit, Malta reagoi, u mbrojt më mirë dhe fitoi çerekun me rezultat 16:10.
Malta e fitoi ndeshjen me rezultat përfundimtar 73:48, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Ndërkohë, ndeshja e ardhshme dhe e fundit në grupe për Dardanet e reja është nesër ndaj Moldavisë, takim që zhvillohet në Pejë, aty ku po zhvillohet ky event i rëndësishëm i basketbollit
Në ditën e Dytë Shtetet që shenuan fitore janë :
Armenia ndaj Gjibraltarit me rezultat 102:46,
Qipro ndaj Gjeorgjisë 60:33 dhe Shqipëria ndaj Moldavisë 67:45