Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se më 14 dhe 15 korrik, për dy ditë radhazi janë mbajtur stërvitjet seleksionuese për së Kampin Nacional 2025.
Stërvitjet janë mbajtur për vajzat dhe djemtë U14, përkatësisht gjenerata 2012-13.
Stërvitjet seleksionuese janë mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për katër orë, nga dy orë për vajzat dhe dy orë për djemtë.
Në këto stërvitje seleksionuese kanë marrë pjesë më shumë se 100 fëmijë.
Ato/ata që do të përzgjidhen do të shkojnë në Kampin Nacional, që do të mbahet nga 21 deri më 26 korrik në Gjimnazin “Loyola” në Prizren.
Kjo është një mundësi e artë për fëmijët që pas Kampit Nacional të jenë pjesë e Kosovës U14 për të garuar në arenën evropiane në kuadër të projektit FIBA Youth Development Fund.