Kosova U16 te meshkujt ndodhet në një grup shumë të vështirë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Dardanët e rinj janë në grup me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën.
Ky Kampionat mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 gusht.
Sfida e parë për Dardanët e rinj do të jetë ndaj Holandës, derisa më pas përballen me Kroacinë dhe Danimarkën. Dy takimet e fundit në grup do të jenë kundër Ukrainës dhe Islandës.
Grupi i Kosovës U16
Kosova
Kroacia
Danimarka
Ukraina
Holanda
Islanda