Kosova pati paraqitje pozitive ndaj Holandës, duke luftuar deri në fund, por pësoi me shifrat 57:61 (16:13, 12:17, 16:13, 13:18), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që ka filluar në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Ndeshja pothuajse ishte e barabartë dhe me shumë rikthime.
Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çereku e parë 16:13, derisa holandezët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 12:17, për të shkuar në pushim me rezultat 28:30.
Basketbollistët e rinj të Kosovës e nisën edhe pjesën e dytë më mirë, për tu shkëputur në 44:37, por me gjashtë pikë radhazi Holanda, ngushtoi shifrat në 44:43, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit, Holanda riktheu epërsinë në të mirë të saj 52:57, ndërsa Kosova ngushtoi shifrat në 57:59, por nuk ishte e saktë në tentimet e fundit dhe pësoi 57:61.
Te Kosova, Enes Gashi kishte 14 pikë e nëntë kërcime dhe Egzon Fazliu 12 pikë e tetë kërcime.
Ndeshja e ardhshme do të jetë të premten (nesër) ndaj Kroacisë nga ora 11:00.