Kosova luajti për 30 minuta baras me Kroacinë, por humbja e çerekut të parë ishte fatale.
Dardanët e rinj pësuan me rezultat 72:61 (19:10, 20:19, 18:19, 15:13), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Çereku i parë ishte vendimtar, të cilin Kroacia e fitoi 19:20. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 20:19, ashtu si e treta 18:19.
Basketbollistët e Kosovës tentuan rikthimin në dhjetëminutëshin e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 72:61.
Almir Dullovi u dallua te Dardanët me 27 pikë.
Ndeshja e ardhshme, dhe e tretë në grupe do të jetë nesër (e shtunë) ndaj Danimarkës.