22/10/2025
Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 31:17, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë 21:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:38.
Italianët e nisën edhe pjesën e dytë më mirë, për të fituar çerekun e tretë 29:13, derisa në dhjetë minutat e fundit vulosën fitoren 100:65.
Te Portokallezonjtë, Isaiah Cousins kishte 19 pikë, Lejson Zeqiri 14 dhe De'Quon Lake 13.
Bashkimi pësoi humbjen e dytë, ndërsa Pallacanestro Reggiana regjistroi fitoren e dytë.
Nënkampioni i Kosovës ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Dijon-it në shtëpi më 29 nëntor.