Berisha vendimtar në fitoren e tretë të GO+ Peja

Berisha vendimtar në fitoren e tretë të GO+ Peja

25/10/2025

GO+ Peja ka shënuar fitoren e tretë radhazi në ProCredit Superligë.

Vendimtar ishte Dardan Berisha me pikët e tij në çastet e fundit. Verdhezinjtë fituan ndaj Borës 94:96 (17:30, 32:24, 24:22, 21:20), në sfidën shumë interesante e me kthesa që u zhvillua në Mitrovicë.

Fillimi i ndeshjes ishte kryesisht i baraspeshuar, me epërsi të lehtë të vendasve 11:7, e më pas rikthehen fuqishëm pejanët për të fituar bindshëm çerekun e parë 17:30. Prishtinasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në periudhën e dytë, ku ishin më të mirë 32:24, për të shkuar në pushim me rezultat 49:54.

Me seri prej 0:8, verdhezinjtë u shkëputën në 49:62, megjithatë skuadra prishtinase u kundërpërgjigj shpejt ku arrin të barazojë rezultatin në 67:67, e kaloi në epërsi 69:67, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 73:76. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante e me kthesa, ku vendimtar ishte Dardan Berisha me tetë pikë në tre minutat e fundit.

Adem Mekiq ishte më i miri te Bora me 23 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te GO+ Peja, Dardan Berisha dhe Tajh Green shënuan nga 22 pikë.

Bora ka tri humbje, kurse GO+ Peja tri fitore në tri xhirot e para të elitës së basketbollit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners