Tj Bickerstaff, MVP i javës së tretë

Tj Bickerstaff, MVP i javës së tretë

27/10/2025

Bashkimi fitoi derbin e javës në “Minatori” të Mitrovicës.

Te prizrenasit shkëlqeu Tj Bickerstaff me dyshifror të dyfishtë, me 15 pikë e 15 kërcime, duke shtuar edhe pesë asistime. Ai e kishte indeksin 33, apo më të lartin në këtë xhiro. Tj Bickerstaff shpallet MVP i javës së tretë.

Golden Eagle Ylli fitoi ndeshjen e parë, por që nuk e kishte aspak lehtë ndaj Vëllaznimit në çastet e fundit. Trevon Allen u dallua te therandasit me 27 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Sigal Prishtina regjistroi fitoren e tretë në tri ndeshje, ku kësaj radhe fitoi ndaj Rahoveci 029. Te bardhekaltrit u dallua Deondre Burns me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Dardan Berisha si në kohërat e tij më të mira po shkëlqen në këtë edicion. Pas super paraqitjes ndaj Trepcës, Berisha ishte vendimtar për GO+ Peja në fitoren ndaj Borës në Mitrovicë. Kapiteni i Kosovës e mbylli ndeshjen me 22 pikë, prej tyre tetë në tre minutat e fundit, duke hyrë në Top 5 të javës.

Edhe pse humbi, te Bora, u dallua Adem Mekic me 23 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime.

MVP

Tj Bickerstaff (Bashkimi) 15 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 33 indeksi

Top 5

Tj Bickerstaff (Bashkimi) 15 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 33 indeksi

Trevon Allen (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Deondre Burns (Sigal Prishtina) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 17 indeksi

Dardan Berisha (Peja) 22 pikë, 2 kërcime, 1 asistim, 17 indeksi

Adem Mekic (Bora) 23 pikë, 10 kërcime, 8 asistime, 31 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners