FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

29/10/2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe ekspertët e FIBA-s do të zhvillojnë një punëtori tre-ditore për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026–2030, që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

Punëtoria do të mbahet nga 30 tetori deri më 1 nëntor në Hotel Four Points by Sheraton”, Prishtinë.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes FBK-së dhe FIBA-s në hartimin e planit strategjik për basketbollin e Kosovës. Për herë të parë, një proces i tillë u zhvillua në vitin 2020, kur u hartua Plani Strategjik 2021–2025, që shërbeu si bazë për transformimin dhe forcimin e strukturave të basketbollit në vend.

Në këtë fazë të re, grupe të ndryshme të interesit do të jenë të përfshira në procesin e hartimit të Planit Strategjik 2026–2030, për të siguruar një strategji gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në punëtori do të marrin pjesë ekspertët e FIBA-s: Nour Amri, Guillermo Calvo, Maeve Buckley, Michal Jezdik, Reïna Kotto-Ekambi dhe Radmila Turner, në kuadër të programit FIBA PLUS, që synon të fuqizojë federatat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të basketbollit në mbarë botën.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një strategjie të re që do të forcojë më tej rolin e FBK-së në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners