Fillon Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës

Fillon Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës

30/10/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me ekspertët e FIBA-s është duke organizuar Punëtorinë treditore për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, që do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

Në ditën e parë është diskutuar për Objektivat dhe Qëllimet e Planit Strategjik.

Punëtoria do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme, ku do të diskutohet gjithashtu për Zhvillimi i Talenteve, Planifikimi i Veprimit dhe Planet e Veprimit, Monitorimi dhe Komunikimi.  

Në Punëtori po ligjërojnë ekspertët e FIBA-s: Nour Amri, Guillermo Calvo, Maeve Buckley, Michal Jezdik, Reïna Kotto-Ekambi dhe Radmila Turner, në kuadër të Programit FIBA PLUS, që synon të fuqizojë federatat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të basketbollit në mbarë botën.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes FBK-së dhe FIBA-s në hartimin e planit strategjik për basketbollin e Kosovës, pasi hera e parë u zhvillua në vitin 2020, kur u hartua Plani Strategjik 2021-2025, që shërbeu si bazë për transformimin dhe forcimin e strukturave të basketbollit në vend.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners