Punëtoria në ditën e dytë, diskutime të rëndësishme për Planin Strategjik 2026-20230

Punëtoria në ditën e dytë, diskutime të rëndësishme për Planin Strategjik 2026-20230

31/10/2025

Po vazhdon Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030.

Kjo Punëtori po organizohet për herë të dytë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), së bashku me ekspertët e FIBA-s në kuadër të Programit FIBA PLUS.

Në ditën e dytë fokusi ka qenë në Objektivat dhe Qëllimet e Planit Strategjik 2026-2030 të FBK-së.

Gjithashtu është diskutuar për Zhvillimin e Talenteve, Planifikimi i Veprimeve dhe Planet e Veprimet.

Në Punëtori po ligjërojnë ekspertët e FIBA-s: Nour Amri, Guillermo Calvo, Maeve Buckley, Michal Jezdik, Reïna Kotto-Ekambi dhe Radmila Turner.

Kjo Punëtori është treditore, derisa do të diskutohet edhe për Monitorimin dhe Komunikimin.

Programi FIBA Plus synon të fuqizojë federatat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të basketbollit në mbarë botën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners