12/11/2025
Sot në Gjakovë fillon turneu i FIBA YDF-së në të dyja konkurrencat për grupmoshën U14.
Kosova është pjesë e këtij Projekti shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, ku marrin pjesë edhe Turqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria.
Dardanët e rinj dhe Dardanet e reja synojnë paraqitje pozitive e të japin maksimumin, derisa qëllimi është zhvillimi i talenteve për të ardhmen.
Trajneri i meshkujve U14 Egzon Uka dhe trajneri i vajzave Hasan Bytyqi kanë shpallur listën përfundimtare dhe synojnë paraqitje sa më të mira në këtë turne, që për herë të parë mbahet në Gjakovë.
Orari
12 nëntor
18:00 Kosova-Bullgaria (F)
20:00 Kosova-Bullgaria (M)
13 nëntor
18:00 Maqedonia Veriore-Kosova (F)
20:00 Maqedonia Veriore-Kosova (M)
15 nëntor
18:00 Kosova-Turqia (F)
20:00 Kosova-Turqia (M)
16 nëntor
13:00 Kosova-Rumania (F)
15:00 Kosova-Rumania (M)