Fitorja e parë për Borën

Fitorja e parë për Borën

15/11/2025

Bora ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të ProCredit Superligës. Prishtinasit fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 70:78 (16:18, 14:19, 16:23, 24:18), në javën e gjashtë.

Ylli e nisi ndeshjen shumë mirë, me një seri prej 7:0, por më pas filluan të rikthehen mysafirët, që fituan çerekun e parë 16:18, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 14:19, për të shkuar në pushim me shifrat 30:37.

Prishtinasit në periodën e tretë ngritën epërsinë në 15 pikë, 30:45, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 46:60. Në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve nga vendasit, Bora ruajti epërsinë dhe fitoi me tetë pikë dallim, 70:78.

Brandon Huffman kishte 15 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Tyler Cheese debutoi me 26 pikë te mysafirët.

Golden Eagle Ylli ka një fitore e pesë humbje, ndërsa Bora një fitore e katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners