20/11/2025
Kosova më 30 nëntor do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Shqipërisë në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Loci, së bashku me shtabin teknik kanë shpallur listën e gjerë.
Në këtë listë janë 15 basketbollistë, e më pas lista do të shkurtohet në 12shen finale, që do të përballen me Kuqezinjtë.
Divine Myles rikthehet të luajë për Dardanët, derisa janë ftuar edhe tre lojtarët e rinj, Jon Ismajli, Erolt Rrahmani dhe Rron Dahsyla. Rrahmani dhe Dahsyla ftohen për herë të parë për Kosovën A.
Basketbollistët tjerë të ftuar kanë përvojë dhe do të japin maksimumin në misionin e kualifikimit.
Përgatitjet do të mbahen në qytetin e Prizrenit dhe do të fillojnë të hënën mbrëma, ku do të stërviten deri të premten. Të shtunën mbrëma do të jetë stërvitja e parë në Shkodër, derisa një stërvitje do të jetë edhe të dielën në mëngjes.
Shqipëria dhe Kosova përballen më 30 nëntor nga 18:00, në kuadër të Grupit C, ku bën pjesë edhe Sllovaki. Vendi i parë dhe një vend i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese do të kualifikohen në fazën e ardhshme.
Lista e gjerë e Kosovës
Dardan Berisha
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Mikaile Tmusic
Divine Myles
Lis Shoshi
Gëzim Morina
Valon Bunjaku
Musab Mala
Muhamedali Janjeva
Dardan Kapiti
Meriton Ismaili
Erolt Rrahmani
Jon Ismajli
Rron Dahsyla
Përzgjedhës: Bujar Loci, ndihmëstrajnerë: Petrit Zeqiri dhe Andin Rashica.