Laureatët e vitit 2025 më 19 dhjetor

Laureatët e vitit 2025 më 19 dhjetor

22/11/2025

Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 24, alineja 1.27, më 20.11.2025, Bordi i FBK-së ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve të Vitit.

Në këtë kuadër dhe duke u bazuar në propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, Bordi i FBK-së vendos si në vijim:

1. Mbajtja e ceremonisë së Laureatëve të Vitit 2025

Miratohet propozimi që ceremonia e Shpalljes së Laureatëve të Vitit për vitin 2025 të mbahet më 19 dhjetor 2025, me fillim nga ora 19:00, në hotel “Courtyard by Marriott Prishtina”.

2. Përbërja e Komisionit për Shpalljen e Laureatëve të Vitit

Miratohet vazhdimi i punës me të njëjtin përbërje të Komisionit për Shpalljen e Laureatëve të Vitit:

• Dy anëtarë të Bordit të FBK-së:

Linda Shala

Shkelzen Fetiu

Një ish-basketbollist eminent vendor: Bekim Maxhuni

Një ish-basketbolliste eminente vendore: Adelina Qipa

Një gazetar/e sportiv/e, i/e propozuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (preferohet nga fusha e basketbollit): Ulpiana Emra

Afati i punës së Komisionit dhe procedura e miratimit

Komisioni obligohet që t’i përgatisë propozimet për Laureatët e Vitit deri më 02 dhjetor 2025.

Të gjitha propozimet e Komisionit do t’i dërgohen Bordit të FBK-së për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me rregulloret dhe procedurat e brendshme.

Pas dorëzimit të propozimeve, Kryetari i FBK-së do të thërrasë mbledhjen e Bordit në të cilën do të diskutohen dhe miratohen Laureatët e Vitit.

4. Shpërblimet financiare për Laureatët e Vitit 2025

Miratohen vlerat e propozuara të shpërblimeve financiare për secilin çmim. Detajet e këtyre vlerave ruhen si dokument i brendshëm administrativ i FBK-së dhe u vihen në dispozicion organeve të FBK-së sipas nevojës dhe procedurave të brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners