23/11/2025
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka realizuar sot aktivitetin e parë të programit “Hoops & Words” në çerdhen “Montessori” në Prishtinë, ku morën pjesë 70 fëmijë të moshës 4-6 vjeç.
Ky aktivitet inovativ kombinon ushtrime të logopedisë me elemente bazike të basketbollit, me synim të përmirësimit të komunikimit, koordinimit dhe vetëbesimit te fëmijët e vegjël.
Aktivitetet u udhëhoqën nga dy trajnerë të FBK-së dhe një logopede, përmes sesioneve praktike dhe lojërave të strukturuara.
“Hoops & Words” është pjesë e programit Basketball For Good, që synon të përdorë sportin si mjet zhvillimi dhe përfshirjeje sociale.
Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë muajit dhjetor në qytetin e Pejës, në bashkëpunim me çerdhen lokale.