Superliga Femrat vazhdon të dhurojë emocione dhe duele të forta në parket.
Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e nëntë, e cila pritet të sjellë përballje shumë interesante në garën drejt pozicioneve të larta të tabelës.
Ndeshja e parë e xhiros luhet në Kamenicë ndërmjet United Basketball dhe Trepçës, me fillim nga ora 16:00.
Prishtina dhe Junior 06 përballen në ora 18:30, në palestrën ISP në Marigona, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.
Derbi i javës është ndërmjet skuadrave pejane Penza dhe Peja 03, me fillim nga ora 17:00 të dielën – një përballje që pritet të dhurojë shumë emocione.
⸻
Superliga Femrat – Xhiro 9
E shtunë
• United Basketball vs Trepça – 16:00
• Prishtina vs Junior 06 – 18:30
E diel
• Penza vs Peja 03 – 17:00
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.