Jeronimo Sarin debuton me fitore

Jeronimo Sarin debuton me fitore

03/12/2025

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës, ku trajneri Jeronimo Sarin debutoi me fitore. Ylli në Therandë fitoi 88:96 (19:10, 22:36, 28:26, 19:24), në javën e tetë të ProCredit Superligës.

Sa i përket sfidës ishte shumë interesante, ku bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:10. Por, therandasit u kundërpërgjigjën shpejt, ku në periudhën e dytë ishte shumë më e mirë, 22:36, për të shkuar në pushim me shifrat 41:46. Edhe në pjesën e dytë arritën të kontrollonin lojën për të shkuar drejt fitores së sigurtë, gjë që ndodhi, për të fituar 88:96.

Te bardhekaltrit Arian Azemi kishte 18 pikë e shtatë asistime, ndërsa te therandasit Joseph Reece kishte 21 pikë.

Për therandasit ishte fitorja e dytë, derisa kanë gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit kanë katër fitore e katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners