Më 19 dhjetor Mbrëmja e Yjeve

Më 19 dhjetor Mbrëmja e Yjeve

10/12/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 19 dhjetor nga ora 19:00 do të organizojë ceremoninë e shpërblimit të më të mirëve të vitit 2025.

“Laureatët 2025” do të mbahet në Hotel “Courtyard by Marriott Prishtina”, ku pritet të jetë një mbrëmje speciale.

Në Mbrëmjen e Yjeve do të nderohen më të mirët e vitit 2025, si Basketbollisti më i mirë i vitit, Basketbollistja më e mirë, Top 5 në të dyja konkurrencat.

Po ashtu do të nderohen Klubet më të mira te meshkujt dhe femrat. Gjithashtu do të ketë çmime për Shpresat e Vitit, si dhe Trajnerin e Vitit, e si zakonisht edhe Gjyqtari i Vitit e Kontribuuesi i basketbollit.

Po ashtu do të ketë çmim për Ambasadorin e basketbollit të Kosovës jashtë vendit.  

Çmime speciale dhe shumë të rëndësishme janë edhe për Veteranët, duke i nderuar që kanë dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.

Në këtë event shumë të rëndësishëm do të marrin pjesë zyrtarët e FBK-së, sponsorët, partnerët, përfaqësues të klubeve në vendin tonë, basketbollistë e basketbolliste dhe përfaqësues nga komuniteti i basketbollit në vendin tonë.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners