12/12/2025
Trepça fitoi derbin e javës së dhjetë në ProCredit Superligë ndaj Bashkimit në Prizren.
Më i dalluari te mitrovicasit ishte basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq. Ai e mbylli ndeshjen me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime në fitoren e kampionëve të Kosovës. Tmusiq shpallet MVP i javës.
Bora po kalon në formë shumë të mirë, ku në këtë xhiro fitoi ndaj GO+ Pejës në udhëtim, ku u dalluan Alex Hunter me 21 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Amin Hot me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.
Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku Arian Qallaku ishte më i miri te therandasit me 18 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj Rahoveci 029, ku Deondre Burns i kryeqytetasve e mbylli ndeshjen me 19 pikë, dy kërcime, pesë asistime.
MVP
Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi
Top 5
Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi
Alex Hunter (Bora) 21 pikë, 8 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Amin Hot (Bora) 23 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 24 indeksi
Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Deondre Burns (Sigal Prishtina) 19 pikë, 2 kërcime, 5 asistime, 17 indeksi