Fitore bindëse e kampionit

Fitore bindëse e kampionit

13/12/2025

Trepça fitoi bindshëm në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Sfida faktikisht u vendos në periudhën e dytë, ku mysafirët ishin bindshëm më të mirë në sulm dhe mbrojtje, duke u shkëputur dhe epërsinë nuk e lëshuan deri në fund.

Antwan Scott u dallua te vendasit me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Seketoure Henry me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e katër asistime.

Golden Eagle Ylli ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore e tri humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners