16/12/2025
Pas ndeshjeve emocionuese në garat e rregullta, dita e enjte është vendimtare për këtë edicion në JR NBA Kosova.
Nga ora 14:00 në Palestrën “1 Tetori” do të zhvillohen finalet e këtij edicioni, për të shpallur kampionin e ri.
Në këtë garë do të garojnë: nga Regjioni i Prishtinës, Shkolla “Hasan Prishtina”-Oklahoma City, nga Regjioni i Prishtinës dhe Fushë Kosovës, Shkolla “Xhavit Mustafa”-Detroit Pistons, nga Regjioni i Pejës, Shkolla “8 Mars”-Los Angelos Clippers, nga Regjioni i Prizrenit, Shkolla “Mati Logoreci”-Dallas Mevericks, nga Regjioni i Gjilanit, “Hello Academy”-New Jork Knicks, nga Regjioni i Ferizajt, Shkolla “Emin Duraku”-Miami Heat.
JR NBA Kosova realizohet ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.
Në këtë garë marrin pjesë 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-12 vjeç, që janë të ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione.
Ky projekt ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.