Pejanët me fitore bindëse ndaj prishtinasve

Pejanët me fitore bindëse ndaj prishtinasve

17/12/2025

GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners