Ylli shkëlqen në Prishtinë

Ylli shkëlqen në Prishtinë

22/12/2025

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Borës në udhëtim me rezultat 71:86 (14:21, 10:21, 25:25, 22:19), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Therandasit e bënë dallimin në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 14:21, derisa edhe më të mirë ishin në periudhën e dytë, 10:21, për të shkuar në pushim me shifrat 24:42. Në pjesën e dytë, prishtinasit tentuan rikthimin, por mysafirët menaxhuan mirë lojën dhe fituan me 15 pikë dallim, 71:86.

Tyler Cheese shënoi 13 pikë për vendasit, ndërsa te mysafirët Trevon Allen shënoi 20 pikë, kurse Gëzim Morina kishte 17 pikë e shtatë kërcime.

Bora ka pesë fitore e tetë humbje, derisa Golden Eagle Ylli numëron katër fitore e tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners