22/12/2025
Të dielën është zhvilluara gara e radhës në Alley Oop 3x3 për meshkuj.
Turneu u zhvillua në qytetin e Gjakovës, ku garuan pesë skuadra për çmimin prej 300 Euro.
Pas ndeshjeve interesante në grupe, në gjysmëfinale, finalja solli shumë emocione ndërmjet Gjakova e Re dhe El Quatro, ku fitues ishte El Quatro me rezultat 21:18.
Njëkohësisht El Quatro siguroi biletën për finalen e madhe që do të zhvillohet në kryeqytet vitin e ardhshëm.
Turneu i parë është mbajtur në Prishtinë, e më pas do të vazhdohet në qytetet tjera të Kosovës për titullin e kampionit për edicionin e dytë të këtij Projekti, që ndihmohet nga FIBA, derisa për qëllim ka masivizimin e basketbollit 3x3.