05/01/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, ka përfunduar afati kalimtar te femrat.
Ky afat kalimtar ishte mjaft interesant me shumë lëvizje interesante, ku klubet kanë bërë përforcime, varësisht nga synimet.
Kampioni Bashkimi ka rikthyer në radhët e saj Saranda Dacin dhe Diedona Halitaj.
Trepça po ashtu ka rikthyer Blerta Mehana nga Peja 03.
Te Penza është rikthyer Sara Vrasniqi, derisa skuadra pejane u përforcua me Skylar Treadwell nga Sllovakia, ndërsa fituesja e Superkupës, Peja 03, u përforcua me Charity Paige Powell.
United Basketball ka qenë nga një skuadrat më aktive, ku u përforcua me Dona Bytyqin dhe Dea Pushkollin nga Prishtina, Arba Hashanin dhe Sinetra Jones nga Penza dhe Billups Eden Evans nga SHBA.
Junior 06 është përforcuar me ish-basketbollistet e United Basketball, Viola dhe Alea Syla.
Lëvizje kishte edhe në Ligën U21 të Femrave. Regio Basket u përforcua me Etna Rexhepin me licencë të dyfishtë dhe Molika Mujaj.
Vëllaznimi ka rikthyer Viola Tanushin nga Prishtina, kurse Trepça u përforcua me Luenta Muzliukaj dhe Eliza Kadri.