08/01/2026
Sigal Prishtina shënoi fitore në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 68:82 (14:17, 20:19, 15:25, 19:21).
Takimi nisi me përballje të forta në të dy anët e parketit dhe me shumë duele në zonë. Çereku i parë ishte i hapur, me epërsi minimale për Sigal Prishtinën, 14:17. Në periudhën e dytë, Vëllaznimi gjeti ritëm më të mirë në sulm dhe arriti të mbahet afër në rezultat, por prishtinasit ruajtën qetësinë në posedime vendimtare dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 34:36.
Vendimtar doli çereku i tretë, ku Sigal Prishtina e rriti presionin në mbrojtje, fitoi disa posedime të rëndësishme dhe e shëndërroi momentumin në seri pikësh, duke e fituar këtë çerek 15:25 dhe duke krijuar diferencë më të sigurtë. Në çerekun e katërt, loja u zhvillua me intensitet të lartë, ndërsa mysafirët e menaxhuan epërsinë deri në fund dhe e mbyllën sfidën me fitore 68:82.
Te Vëllaznimi u dallua J. Hellems me 25 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa T. Todd kontribuoi me 14 pikë.
Te Sigal Prishtina, K. Dukes realizoi 17 pikë, A. Bailey 16, dhe D. Burns 16 pikë, duke shtuar edhe 7 asistime. Nga banka, kontribut të rëndësishëm dha edhe K. Kramer me 11 pikë.
Në statistikat ekipore, Sigal Prishtina shënoi më shumë pikë nga topat e humbur të kundërshtarit (23), ndërsa të dy skuadrat patën nga 13 pikë nga kundërsulmet.