‘Rikthehet’ finalja e Superkupës në javën e 12-të të Superligës së Femrave

‘Rikthehet’ finalja e Superkupës në javën e 12-të të Superligës së Femrave

09/01/2026

Java e 12-të në Superligën e Femrave do të sjellë super përballjen mes Peja 03 dhe Bashkimit.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finalen e Superkupës, që solli trofeun për skuadrën pejane. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe vetëm një humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Kjo javë hapet me duelin ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës. Prizrenaset kanë tri fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicaset një fitore e tetë humbje.

Kjo xhiro mbyllet me sfidën ndërmjet Penzës dhe United Basketball. Skuadra pejane ka tri fitore e gjashtë humbje, derisa ajo gjilanase, dy fitore e tetë humbje.

Superliga Femrat-Java 12

E shtunë

16:00 Junior 06 - Trepça

E diel

14:00 Peja 03 - Bashkimi

E hënë

18:00 Penza - United Basketball

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners