11/01/2026
Peja 03 ka fituar në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave. Vashat pejane fituan ndaj Bashkimit me rezultat 64:58 (23:14, 17:15, 15:19, 9:10).
Vendaset ishin më të mira në pjesën e parë, ku e fituan çerekun e parë 23:14, derisa atë të dytë 17:15. Kampionet u rikthyen në pjesën e dytë, ku ishin më të mira në periudhën e tretë, 15:19, derisa dhjetëminutëshi i fundit ishte i baraspeshuar, por me shumë pak pikë të shënuara, 9:10, duke përfunduar 64:58 për fitueset e Superkupës së Kosovës.
Më e mira te Peja 03 ishte Adrienne Godbold me 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafiret u dallua Alexis Marie Mead me 31 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Peja 03 është në vendin e parë me nëntë fitore e një humbje, derisa Bashkimi ka tetë fitore e dy humbje.