20/01/2026
Mesjava sjell përballje interesante në Ligën Unike të Femrave, ku zhvillohet xhiroja e katërt.
Takimi i parë do të zhvillohet sot ndërmjet Tiranës dhe Peja 03. Skuadra tiranase ka një fitore e një humbje në dy ndeshjet e para, ndërkohë, skuadra pejane ka katër fitore e një humbje.
Të mërkurën pritet sfidë interesante ndërmjet kampionit, Flamurtarit dhe Bashkimit. Skuadra nga Vlora ka një fitore e një humbje, derisa kampionet e Kosovës kanë dy fitore e një humbje.
Java e katërt do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet skuadrave kryeqytetase Prishtina dhe Partizani, ku të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Prishtina ka dy fitore e një humbje, kurse Partizani ka dy humbje në dy ndeshje.
Liga Unike Femrat-Java 4
E martë
17:00 Tirana - Peja 03
E mërkurë
17:00 Flamurtari - Bashkimi
20:00 Prishtina - Partizani