21/01/2026
Kosova për herë të dytë po merr pjesë në garat e Esports Basketball eFIBA Season 4. Të martën Kosova kishte dy ndeshje mjaft të vështira ndaj Kroacisë dhe Francës, dy kombëtare me përvojë në garat e Esport.
Në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror, Kosova është në Grupin C. Nga dy ndeshje të zhvilluara ndaj Kroacisë rezultati i përgjithshëm ishte 112:192, derisa ndaj Francës 145:237.
Kosova të enjten do t’i ketë dy ndeshjet e fundit në grupe, ku synon paraqitje pozitive, ndaj Hungarisë dhe Lituanisë, nga ora 20:00, përkatësisht 21:15.
Katër ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e kualifikueseve evropiane.
Ekipi i vendit të pestë kalon në play-off, ku ka ende një mundësi për t’u kualifikuar dhe për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Evropës.