26/01/2026
Trepça fitoi derbin e javës së 17-të të ProCredit Superligës, duke mundur Bashkimin.
Te mitrovicasit më i miri ishte Akili Vining. Ai ishte i pandalshëm ndaj prizrenasve duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë, dy kërcime e nëntë asistime. Vining kishte indeksin 30, duke qenë më i miri i ndeshjes dhe për herë të parë më i miri i javës.
Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në elitë, kësaj radhe duke mundur Vëllaznimin, derisa u dalluan Scott Bamforth dhe Brandon Huffman. Bamforth po vazhdon me ndeshje shumë të mira, kurse ndaj kuqezinjve kishte 25 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, kurse Huffman kishte 17 pikë e dhjetë kërcime.
Bora po ashtu po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku fitoi me 20 pikë ndaj Pejës, derisa u dallua i zakonshmi, Shaquan Jules me 20 pikë e nëntë kërcime,
Sigal Prishtina regjistroi fitore ndaj Rahoveci 029 në udhëtim, ku Khalil Dukes e përfundoi ndeshjen me 20 pikë, tri kërcime e pesë asistime.
MVP
Akili Vining (Trepça) 23 pikë, 2 kërcime, 9 asistime, 30 indeksi
Top 5
Akili Vining (Trepça) 23 pikë, 2 kërcime, 9 asistime, 30 indeksi
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 28 indeksi
Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 10 kërcime, / asistime, 23 indeksi
Shaquan Jules (Bora) 20 pikë, 9 kërcime, / asistime, 23 indeksi
Khalil Dukes (Sigal Prishtina) 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, 19 indeksi