28/01/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton me krenari se, aktualisht, 1,150 fëmijë janë të përfshirë në basketbollin 3x3 si aktivitet ekstrakurrikular në 17 shkolla të Kosovës.
Ky Program shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe basketbollin 3x3 do të fillojë shumë shpejt me fazën e tretë të pilotimit.
Fëmijët zhvillojnë stërvitje të rregullta të basketbollit 3x3 pas përfundimit të mësimit në ambientet shkollore.
Përveç stërvitjeve, programi përfshin edhe aktivitete shtesë edukative dhe motivuese, si vizita në palestra sportive si dhe vizita të basketbollistëve profesionistë gjatë stërvitjeve, duke u ofruar fëmijëve përvojë të drejtpërdrejtë dhe frymëzim për zhvillimin e tyre sportiv.
Programi “Sport në Shkolla” po zbatohet nga Federata e Sportit Shkollor, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Programi Sport në Shkolla ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme.