Fitore e rëndësishme për kuqezinjtë

Fitore e rëndësishme për kuqezinjtë

01/02/2026

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Borës me rezultat 89:80 (21:17, 19:24, 29:15, 20:24), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.

Pjesa e parë në Gjakovë ishte e baraspeshuar, me vendasit që ishin më të mirë në periudhën e parë 21:17, ndërsa shpejt u kundërpërgjigjën mysafirët 19:24, për të shkuar në pushim me rezultat 40:41.

Megjithatë, në periodën e tretë kuqezinjtë ishin dominues, duke qenë shumë më të mirë në mbrojtje e sulm, 29:15, për të ngritur epërsinë deri në 14 pikë, 69:56. Vendasit ruajtën epërsinë për të triumfuar në fund 89:81.

Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, ku Jericole Hellems e mbylli ndeshjen me 23 pikë, tetë kërcime e dhjetë asistime, kurse Yor Anei kishte 19 pikë e shtatë kërcime, derisa te mysafirët Amin Hot kishte 18 pikë e pesë asistime.

Vëllaznimi ka gjashtë fitore e 12 humbje, ndërsa Bora nëntë fitore e nëntë humbje.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners