02/02/2026
Java e 18-të në ProCredit Superligë solli shumë përballje interesante.
Një nga ndeshjet më interesante u zhvillua në Gjakovë, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve.
Jericole Hellems kishte dyshifror të dyfishtë me 23 pikë e dhjetë asistime, duke shtuar edhe tetë kërcime, në këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë, duke u shpallur edhe MVP i javës.
Te kuqezinjtë ndihmë të rëndësishme ka dhënë edhe Yor Anei me 19 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Bashkimi u kthye te fitoret, duke mundur Sigal Prishtinën, ku u dallua Shanon Shorter me 24 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
Ndërkohë, Trepça po vazhdon serinë pozitive, ku fitoi ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri ishte Kenny Hasbrouck me 27 pikë, një kërcim dhe një asistim.
Te fitoret u kthye edhe GO+ Peja, që fitoi ndaj Rahoveci 029, ndërsa më i miri ishte Oshowen Williams me 21 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.
MVP
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 8 kërcime, 10 asistime, 25 indeksi
Top 5
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 8 kërcime, 10 asistime, 25 indeksi
Yor Anei (Vëllaznimi) 19 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 25 indeksi
Shanon Shorter (Bashkimi) 24 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 26 indeksi
Kenny Hasbrouck (Trepça) 27 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 24 indeksi
Oshowen Williams (GO+ Peja) 21 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 22 indeksi