Superkupa e Prizrenit 16

Superkupa e Prizrenit 16

05/09/2021

Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Trepçën me rezultat 90:81 (22:17, 24:16, 15:24, 29:22).

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra prizrenase, që kishte deri në tetë pikë epërsi, 15:7, megjithatë mitrovicasit rikthehen shumë shpejt për të barazuar rezultatin në 17:17, ndërsa çereku i parë përfundon 22:17. Lojë interesante u zhvillua në periudhën e dytë, ku në fund të saj shkëputen prizrenasit, që shkojnë në pushim me rezultat 46:35, që ishte edhe epërsia më e lartë në pjesën e parë.

Mitrovicasit e fillojnë furishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 56:53, e më pas për të barazuar në 59:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:59, duke bërë që 10 minutat e fundit të jenë shumë interesant.  

Lojë dramatike dhe interesante u zhvillua deri në fund, por në çastet e fundit prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 90:81.

Trofeun MVP e fitoi Arti Hajdari, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, kurse trofeun kapitenit të Prizrenit 16, Qëndrim Ajazaj ia dorëzoi kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners