Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 07.09.2021 duke u bazuar në nenin 9 të Rregullores për Licencim dhe Garim për edicionin 2021/22 ka vendosur të hap Konkurs:
Për pozitën e gjashtë (6) në Superligën e Femrave për edicionin 2020/21 nëpërmjet Wild Card.
Kushtet për një klub për të konkurruar për Wild Card, sipas nenit 9 të Rregullores për Licencim dhe Garim janë si më poshtë:
- Të ketë garuar në edicionin 2020/21 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së.
- Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s.
- Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike FIBA Equipment 2020.
- Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me tabela dhe rrjeta sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së dhe Rregullave të FIBA-s LEVEL 1.
- Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe, një zhveshtore për personat zyrtarë, një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet dhe kompjuter.
- Të ketë nën kontratë së paku 2 trajnerë të licencuar.
- Të ketë në dispozicion së paku një person të autorizuar mjekësor.
- Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar - komesar për siguri.
- Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK.
- Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare.
Klubet e interesuara duhet të paraqesin kandidaturën e tyre në email adresën sekretari@basketbolli.com
Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 15.09.2021 (e mërkurë) në ora 16:00.