11/09/2021 FBK

Dushku, Rugova dhe Medunjanin e përfunduan me sukses programin e FIBA Time-Out 2.0

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe ish-basketbollistja, Edita Medunjanin të premten me sukses e kanë përfunduar programin e FIBA Time-Out 2.0.

Dushku ka qenë pjesë e programit SWISH që ka qenë i fokusuar në zhvillimin e Integritetit në Sport në Federatat Nacionale, kurse Rugova ka qenë pjesë e programit të lojtarëve që fokusin e ka pasur vazhdimin e karrierës jashtë fushës, pas përfundimit të karrierës në fushën e lojës, dhe Medunjanin ka qenë pjesë e programit për zhvillimin dhe avancimin e basketbollit të femrave në Federatat Nacionale, i quajtur WiLEAD.

Ceremonia e diplomimit të studentëve të programit të FIBA Time Out 2.0 është organizuar në "Patrick Baumann House of Basketball" në Gjenevë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe mysafirë e bashkëpunëtorë të FIBA-s, në kuadër të këtij programi.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: