08/10/2021 FBK

Falënderim për sponsorët

Ditë më parë u organizua Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat në Pejë, kurse në fillim të shtatorit ishte organizuar te meshkujt në Prishtinë.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të falënderojë të gjithë pjesëmarrësit në këto dy ngjarje të mëdha për basketbollin e Kosovës.

FBK falënderon sponsorët që kontribuuan në këto organizime. Falënderim i madh për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë ka ndihmuar në ngjarjet e mëdha që zhvillohen në vendin tonë. MKRS ka ndihmuar edhe në organizimet në Prishtinë dhe Pejë.

Falënderim edhe për partnerët tanë medial, ArtMotion dhe Kujtesa, që edhe kësaj radhe ishin pjesë e organizimit tonë, duke mbuluar të gjitha ndeshjet në mënyrë profesionale.

FBK falënderon edhe sponsorët tanë që gjithmonë janë afër basketbollit: Banka TEB, Stobi Flips-Vitaminka, Kompaninë IP, FIVE Star, Korporatën Rugove.  

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: