10/11/2021 Qendra Nacionale

Gëzim Morina flet për Qendrën Nacionale të Basketbollit dhe dy ndeshjet e Kosovës, ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës

Basketbollistët e Kosovës kanë vizituar Qendrën Nacionale të Basketbollit, duke i dhënë motiv basketbollistëve të stërviten dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Qendra Gëzim Morina ka mbetur shumë i kënaqur me punën që po bëhet në këtë Qendër. “Mendoj se është një gjë shumë e rëndësishme dhe për këtë e përgëzoj Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjithë themeluesit e projektit. Është shumë e rëndësishme sepse stërvitjet janë elementare për një lojtar të jetë i suksesshëm. Këtë mundësi nuk e kemi pasur ne, derisa kam shkuar në Slloveni. Është e mirë se, stërvitjet dy herë në ditë janë baza për të qenë i suksesshëm. Mesa kuptova stërviten dy herë në ditë dhe kanë trajnerët më të mirë (Arben Krasniqi, Driton Obërtinca dhe Valentin Spaqi), prej të cilëve çdo ditë mund të mësojnë dhe është një nga projektet më të rëndësishme nga FBK”, është shprehur Morina për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit ka folur për dy ndeshjet e Kosovës, ndaj Norvegjisë më 25 Nëntor dhe Danimarkës në Prishtinë më 28 Nëntor.

“Jam shumë i lumtur sepse në dy herët e fundit (grumbullimet) nuk kam mundur të jem pjesë e Përfaqësueses. Norvegjia dhe Danimarka janë ekipe të mira. Fatkeqësisht do të na mungoj Lis Shoshi, që gjë do të na kushtoj shumë. Për momentin jam shumë mirë dhe shpresoj të jetë kështu deri në fund”, nënvizoi Morina.

Ai ka folur për gjasat e Kosovës në parakualifikimet e Euro 2025. “Danimarka është një përfaqësueses cilësore, ndërsa për Norvegjinë nuk kam shumë informacion, por ne do të bëjmë më të mirën tonë. Shpresoj në paraqitje të mira. Më gëzon fakti që ndeshjen e dytë do ta luajmë në shtëpi përballë Dardanëve. Ne do të luajmë për fitore në dy ndeshjet, pastaj varet nga forma dhe detajet tjera”.

Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës ndihet shumë i mirë kur Dardanët janë në tribuna. “Është kënaqësi të luash pas një kohe të gjatë me tifozë. Dardanët janë një shtysë e madhe për ne, sidomos në çastet e fundit të ndeshjes, ku ndihet lodhja. Është e papërshkrueshme ajo forcë shtesë që na japin tifozët dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh dhe t’i gëzojmë me fitore”, përfundoi Gëzim Morina.

Në ndeshjen ndaj Danimarkës do të lejohen 10 % e tifozëve, për shkak të masave anti-Covid në Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=rhUMvbjNZS4




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: