11/11/2021 Qendra Nacionale

Hajrizi: Qendra Nacionale na ka munguar më herët, më 28 Nëntor kemi arsye për festë të dyfishtë

Qendra Nacionale e Basketbollit është e para në vendin tonë, ku janë grumbulluar lojtarët më të mirë nga Kosova për gjeneratën U15. Ata janë akomoduar në Prishtinë dhe stërviten dy herë në ditë. Projekti ka filluar më 18 Tetor dhe kjo gjeneratë do të jetë së bashku deri në fund të edicionit, kurse në vitin e ardhshëm do të fillohet edhe me femra, ndërsa projekti është 4 vjeçar.

Te lojtarët e rinj në vizitë ishin basketbollistët e Kosovës. Drilon Hajrizi me nostalgji ka kujtuar kohën si kanë stërvitur më herët. “Jam duke u kënaqur, po ndihem i ri, duke e kthyer prapa veten, se në çfarë kushte dhe mënyrë kemi stërvitur. Ky organizim nga Federata (FBK) është për lakmi dhe i përgëzoj. I kisha lutur që të vazhdojnë me këtë nismë, që të mos ndalet asnjëherë, sepse është diçka që na ka munguar neve në të kaluarën. Ju uroj sukses djemve që të punojnë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova do të ketë dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës, më 25 dhe 28 Nëntor. “Siç dihet, kemi mungesë të Lis (Shoshit), me të vërtetë është mungesë e madhe. Por, më gëzon fakti që lojtarët tjerë që luajnë në Kosovë janë në formë shumë të mirë dhe po e bëjnë barrën kryesore në klubet e tyre.

Sa i përket ekipeve kundërshtare, ende nuk e kemi rosterin e tyre, por unë besoj shumë në ekipin tonë. Shpresoj që do të punojmë dhe angazhohemi për njëri-tjetrin dhe për shtetin e Kosovës. Gjasat janë maksimale. Danimarka është ekip pak më cilësore, por shpresoj me ia arrit qëllimit”, ka shtuar tutje basketbollisti i Kosovës.

Më 28 Nëntor, Kosova përballet me Danimarkën në shtëpi, ndërsa pas një kohe të gjatë rikthehen edhe tifozët Dardanët. “Kemi arsye të dyfishtë të fitojmë ndaj Danimarkës. Njëra është me një datë të rëndësishme për ne si popull (28 Nëntori), dhe e dyta që luajmë si vendas para publikut tonë, që gjithmonë na ndihmojnë shumë, por edhe rëndësia e ndeshjes është e madhe dhe shpresoj t’i gëzojmë shqiptarët anembanë botës me fitore”, përfundoi Drilon Hajrizi.

Dy ndeshjet e Kosovës janë në kuadër të parakualifikimeve të Euro 2025.  

https://www.youtube.com/watch?v=nVlqgRvAVEk

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: