Publikohet 12-shja e Kosovës

Publikohet 12-shja e Kosovës

18/11/2021

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik ka përzgjedhur 12 basketbollistët për ndeshjen me Norvegjinë, kurse ndaj Danimarkës, ekipit do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmusiq, i cili ndaj Norvegjisë nuk do të luajë për arsye personale.

Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor, kurse më 28 Nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë.

Të dy këto ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të stërviten në Marigona Rezidencë, ndërsa më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.

12shja e përzgjedhur

Arti Hajdari

Valon Bunjaku

Meriton Ismaili

Erjon Kastrati

Dardan Berisha

Samir Zekiqi

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Denis Zenelaj

Dion Sheqiri

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners