22/11/2021 FBK

Mbahet turneu në Istog “Her World, Her Rules”

Të dielën në Istog është mbajtur turneu “Her World, Her Rules”, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Në këtë turne kanë marrë pjesë gjashtë skuadra të vajzave në kategorinë U14, ku janë ndarë në dy grupe, A dhe B.

Në Grupin A kanë garuar Junior 06, Bashkimi dhe Istogu, ndërsa në atë B kanë garuar AA Prishtina, Peja DT dhe Kastrioti.

Ndeshjet kanë qenë interesante, ku në Grupin A ka fituar Junior 06, ndërsa në Grupin B ka fituar Peja DT.  

Në hapje të turneut, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, është shprehur se është shumë e rëndësishme që vajzat të merren me basketboll dhe të mos largohen asnjëherë nga sporti. Ajo ju ka uruar sukses të gjitha vajzave dhe klubeve pjesëmarrëse, duke shtuar që sporti ju ndihmon shumë, madje edhe në jetën e përditshme. “Vajzat duhet të mos ndalen dhe të punojnë që ëndrrat e tyre të realizohen”, theksoi Dushku.

Ndërkohë, anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu ka shtuar se tani vajzat kanë kushte shumë më të mira se më herët dhe mund të ëndërrojnë që të luajnë në arenën ndërkombëtare, një mundësi që nuk e kishte gjenerata e saj. Ish-basketbollistja e Universitetit të Prishtinës nënvizoi se basketbolli ju ka ndihmuar shumë në jetë, për të qenë më të vendosura, për të arritur synimet dhe të kenë një jetë më të shëndetshme.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.  

Rezultatet

Istogu-Bashkimi 21:29

Kastrioti-Peja DT 21:33

Junior 06-Istogu 26:18

AA Prishtina-Kastrioti 26:32

Bashkimi-Junior 06 22:45

Peja DT-AA Prishtina 24:10


#HerWorldHerRules #FBK #fbkkosova




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: