PEJA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS

PEJA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS

28/10/2020

Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës.

Peja e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:20 për të treguar se ka hyrë për fitore në këtë ndeshje. Në periudhën e dytë ishte lojë paksa më e balancuar, megjithatë, verdhezinjtë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar 26:22, për të shkuar në pushim me rezultat 53:42.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë ndaj prishtinasve. Pejanët e fituan këtë pjesë 29:22, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 82:64. Prishtina u mundua që të rikthehet në lojë në 10 minutat e fundit, por Peja nuk e lëshoi epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund me rezultat 107:86.

Te Peja më të mirët në parket ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 11 kërcime dhe Robert Cartëright me 20 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Altin Morina me 28 pikë dhe Arian Qallaku me 24.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners