Kampionet triumfojnë në derbi

Kampionet triumfojnë në derbi

29/11/2021

Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 77:68 (23:24, 20:12, 10:11, 24:21), në xhiron e tetë të Superligës së Femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat dhe çereku i parë përfundon 23:24. Në periudhën e dytë më të mira ishin vendaset, që arritën epërsinë më të lartë në ndeshje, 43:30, ndërsa gjashtë pikë radhazi nga mysafiret bënë që pjesa e parë të përfundojë me shifrat 43:36.

Perioda e tretë u karakterizua me pak të pikë shënuara, që përfundoi 10:11, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:47. Në dhjetë minutat e fundit, kampionet e Kosovës menaxhuan epërsinë dhe triumfuan në fund me rezultat 77:68. Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 31 pikë e 18 kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 20 pikë e pesë kërcime.

Penza ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore dhe tri humbje.

Në ndeshjet tjera të xhiros së tetë, Prishtina ka shënuar fitoren e tetë, duke mundur Vëllaznimin 108:53. Për skuadrën kuqezi ishte humbja e gjashtë, ndërsa ka edhe dy humbje.

Ndërkohë, Trepça ka mundur Kastriotin në udhëtim 27:110. Mitrovicaset kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse ferizajaset tetë humbje në tetë ndeshje.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters