31/10/2020 FBK

PEJA VAZHDON ME FITORE NË SUPERLIGË

Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në elitë, duke mundur Rahovecin me rezultat 84:64 (24:23, 22:16, 14:14, 24:11), në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante nga fillimi dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë me rezultat 24:23. Por, në periudhën e dytë, pejanët ishin më të mirë, duke pasur epërsi dhe këtë 10-minutësh e përfunduan në të mirë të tyre 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 46:39.

Perioda e tretë ishtë tërësisht e barabartë 14:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:53.

Në 10 minutat e fundit, vendasit dominuan totalisht dhe thelluan epërsinë, ku këtë pjesë e fituan 24:11, duke triumfuar në fund me rezultat 84:64.

Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 27 pikë dhe Isaiah Traylor me 25.

Peja ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Rahoveci një fitore dhe një humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: